Dakordimi lidhur me ndėrveprimin politik midis kėtyre dy partive u arrit nė takimin e zhvilluar nė Tetovė midis kreut tė PDSH-sė, Menduh Thaēi dhe kreut tė RDK-sė, Rufi Osmani.
PDSH dhe RDK sot shpallën bashkëpunimin midis tyre si dy forca opozitare shqiptare në Maqedoni.
Dakordimi lidhur me ndërveprimin politik midis këtyre dy partive u arrit në takimin e zhvilluar në Tetovë midis kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kreut të RDK-së, Rufi Osmani.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas takimit deklaroi se ky takim është një lajm i mirë për shqiptarët.
“Është një lajm i i mirë për gjithë shqiptarët jo vetëm për simpatizant të PDSH-së dhe RDK-së. Kisha kënaqësi që të pres në takim zyrtar kryetarin e RDK-së
Rufi Osmani, bashkërisht u pajtuam se ky bashkëpunim duhet të vlerësohet pozitiv dhe nga kundërshtarët politik, nuk bëhet kundër askujt, por janë dy çështje thelbësore që na drejtuan, na orientuan drejt këtij bashkëpunimit: gjendja e shqiptarëve dita ditës bëhet më e rëndë këtu në Maqedoni dhe e dyta, procesi integrues duhet të zhbllokohet. Ky bashkëpunim shtylla kryesore do ti ketë këto dy çështje”, theksoi Thaçi.
Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani theksoi se ka qenë i nderuar që është takuar me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.
“Sot kisha nderin të kem takim zyrtarë me kryetarin e PDSH-së
Thaçi, në një bashkëbisedim të hapur biseduam për çështje me interes të përbashkët. Neve na lidhim platforma dhe programe të ngjashme, ndajmë shqetësimet e përbashkëta se shumëçka në Maqedoni aktualisht nuk shkon në drejtimin e duhur, ramë dakord që të bëjmë një grup punues i cili do të punon në përcaktimin e çështjeve që janë në interes lokal, nacional, parlamentar”, theksoi Osmani.
Ai tha se është rënë dakord që takimin e ardhshëm Thaçi ta bën në selinë e RDK-së dhe të “promovohet grupi punues dhe i ekspertëve, të cilët do të harmonizojnë qëndrimet dhe do të bëjnë një plan dinamik në funksion të realizimit të objektivave të përbashkëta që janë në dobi të shqiptarëve dhe që do të jenë në funksion të tejkalimit të problemeve të shumta të vendit në veçanti zhbllokimit të procesit të integrimit të vendit”.