Ka pėrfunduar Kolonia artistike ndėrkombėtare “Gostivari 2011”, e cila nisi para tre ditėve. 12 piktorė nga Maqedonia, Shqipėria, Kosova dhe Bullgaria pėr tre ditė rresht punuan dhe u shoqėruan me njėri tjetrin. Kolonia e organizuar nga Shoqata e artistėve tė artit figurative DRAUDAKUM nga Gostivari, u mbajt nė hotel “Panorama” pėr tė shtatin vit me radhė.
Para nisjes së kolonisë, sipas traditës u hap ekspozita me 16 piktura të punuara në koloninë e një viti më parë. Kryetari i shoqatës DRAODAKUM, Osman Demiri thotë se qëllimi i kolonive është që artistët të shoqërohen me njëri tjetrin dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre. “Në ekspozitën që u hap në galerinë ‘Kult’ janë ekspozuar 16 punime të piktorëve nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali I Zi, Bullgaria dhe Turqia, të cilët ishin pjesë e kolonisë së vjeçme”, sqaron ai. Punimet e punuara gjatë kolonive artistike piktorët ia dhurojnë galerisë dhe organizatori ato i përdor për qëllime humanitare ose për t’ia dhuruar ndonjë personi eminent.
Kolonia artistike “Gostivari 2011” është mbështetur nga Komuna e Gostivarit dhe nga Ministria e Kulturës. Demiri thotë se mjetet që ndan Ministria e Kulturës për këtë koloni shkurtohen nga viti në vit, por siç thotë ai në dy vitet e fundit atyre u ka dalë në ndihmë Komuna e Gostivarit.
Shoqata e artit figurative DRAODAKUM ka 12 vjet që është formuar dhe për çdo vit kryen një sërë aktivitetesh të ndryshme.