Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Mejdani: Rama nuk fiton nė zgjedhjet e vitit 2013

Mejdani: Rama nuk fiton nė zgjedhjet e vitit 2013

  Publikuar: 13 Dhjetor 2011, e Marte 19:03:03. E lexuar 234 herė
Mejdani: Rama nuk fiton nė zgjedhjet e vitit 2013

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Ish-presidenti kėshillon bashkimin dhe njė Kryeministėr tė ri, jo kreun e PS-sė

Partia Socialiste e ka të vështirë të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me një kryetar i Edi Rama. Është ish-Presidenti i Republikës, anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, i cili analizon aftësitë e lidershipit socialist për të marrë pushtetin në vitin 2013.

“Mund të them që me këtë sistem zgjedhor kërkohet bashkim jo vetëm brenda forcës politike, por kërkohet bashkim dhe i forcës kryesore politike me forca të tjera, me programe të ngjashme, me aspirata të ngjashme. Në këtë kuptim, unë do të thosha që këtë e kuptoi më mirë Partia Demokratike dhe Sali Berisha. Në 2009, me këtë lloj sistemi zgjedhor, ai afroi të gjitha partitë që ishin të gatshme për të bashkëpunuar me atë aleancë me Partinë Demokratike. Këtë nuk e ndjeu Partia Socialiste dhe dyshoj që kjo nuk është kuptuar siç duhet nga drejtimi aktual i PS-së. Mund të them që për të bërë bashkimin, kërkohet dëshirë për të bashkëpunuar, kërkohet më shumë transparencë, më shumë hapje. Në këtë kuptim, ende nuk mund të them që mund ta realizojë një gjë të tillë plotësisht Edi Rama”, u shpreh Mejdani.

Rexhep Median, bën një analizë pikërish mbi aftësitë që ka lidershipi i Partisë Socialiste për të përfshirë brenda një kaolacioni sa më shumë subjekte politike. Sipas tij, fitorja në zgjedhjet e ardhshme duket e vështirë.

“Nëse nuk arrihet që forcat politike që janë majtas ose në qendër dhe nëse afrohen stresime të tjera në mbështetje të Partisë Socialiste, ose nëse nuk arrihet të gjendet një bashkëveprim në këtë elektorat të majtë, i cili sot është i copëzuar, duket vështirë”, nënvizoi ish-presidenti Mejdani.

Ndërkohë që, në vlerësimin e tij, edhe në rast se realizohet ky bashkim dhe e majta vjen në pushtet, kjo nuk do të thotë që Kryeministri i ri të jetë kryetari i PS-së, Edi Rama.

“Nëse forcat e majta arrijnë të krijojnë një koalicion, prapë është e mundshme që PS-ja së bashku me alealncën e forcave të majta, mund të fitojnë zgjedhjet dhe të ndërtojë së bashku qeverisjen, por kjo nuk do të thotë se këto dy grupime duhet të zgjedhin si Kryeministër atë që është kryetar i PS-së”, vlerësoi Mejdani.

Meidani i rikthehet sulmeve që iu bënë gjatë Kongresit të fundit të Partisë Socialiste nga disa prej drejtuesve të partisë, njerëz të afërt të Edi Ramës. Për ish-Presidentitn e Republikës, gjithçka është thënë ka të bëjë me dobësitë e këtyre individëve.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com