Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

PDSH dhe RDK sot firmosin bashkėpunimin

PDSH dhe RDK sot firmosin bashkėpunimin

  Publikuar: 13 Dhjetor 2011, e Marte 18:09:30. E lexuar 469 herė
PDSH dhe RDK sot firmosin bashkėpunimin

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Lideri i PDSH-sė, Menduh Thaēi dhe ai i RDK-sė, Rufi Osmani sot pritet tė firmosin marrėveshjen e bashkėpunimit si dy partitė kryesore opozitare shqiptare.

Marrëveshja do të arrihet në selinë e PDSH-së në Tetovë, pasi që kreu i kësaj partie ka bërë ofertën dhe është një nga nismëtarët për arritjen e unifikimit dhe bashkëveprimit politik të opozitës shqiptare. 

Dy liderët e këtyre partive një muaj më parë përmes mesazheve mediale konfirmuan se janë të gatshëm për ti shtrirë dorën njëri tjetrit. Pajtimi vjen pas konflikteve dhe inateve midis tyre, gjatë një periudhe të gjatë në skenën politike shqiptare. 

Si Thaçi, ashtu edhe Osmani filluan karrierën politike si nënkryetarë të ish-PDSH-së, por që u ndanë në ngjarjet e 97-tësh me dhunën policore në komunën e Gostivarit, ku u burgos Rufi Osmani si kryetar komune, për shkak të përdorimit të flamurit kombëtar në institucionin e komunës. 

Anëtarësia e këtyre dy partive presin një rikthim dhe tërheqje të elektoratit dhe përgatitje për zgjedhjet e ardhshme, për të sfiduar partinë BDI të Ali Ahmetit, e cila pas konfliktit të vitit 2001 në asnjë rast nuk ka humbur zgjedhjet. 

PDSH dhe RDK përveç tjerash do të përbëjnë një forcë relevante në Parlamentin e Maqedonisë duke numëruar bashkërisht 10 deputetë, të cilët do të jenë vendimtar me votat e tyre, për shkak të epërsisë së ngushtë të numrit të deputetëve të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com