Ministri i Drejtėsisė, Eduard Halimi, ka kėrkuar sot bashkėpunimin e opozitės pėr reformėn nė drejtėsi dhe ligjet me 3/5. Duke folur nė njė seminar tė organizuar nė Tiranė pėr arritjet dhe sfidat e shėrbimit tė provės, Halimi ka shfrytėzuar rastin pėr tė reaguar ndaj njė deklarate tė kryesocialistit Rama nė lidhje me korrupsionin nė drejtėsi.
“E papranueshme të quash një gjykatë të tërë bandë kriminale”, është shprehur ministri Halimi gjatë fjalës së tij.
Duke folur për reformat e arritura në drejtësi, Halimi i ka konsideruar ato një sukses të ministrisë, ndërsa ka shtuar se sinjali më i mirë për opozitën do të ishte kontributi në vazhdimësinë e tyre.
Në aktivitet ishin të pranishëm ehde ambasadori i BE-së në Shqipëri, z. Etore Sequi, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Uolfarth, dhe përfaqësues nga UNICEF.