Ishte Radovanovic nė minutėn e 70 ai qė zhbllokoi ndeshjen pas njė goditje tė fuqishme nga rreth 30 metra, ndėrsa tetovari me pasaportė zvicerane, Blerim Xhemajli, barazoi shifrat 6 minuta pėrpara fundit.
Napoli i Mazzarrit nuk përfiton nga entuziazmi që i dhuroi kualifikimi në Champions League, duke hedhur një tjetër hap fals në kampionat.
Barazimi me nga një gol e ndau Novarën në përballjen me të kaltërit nga Campagnia.
Ishte Radovanovic në minutën e 70 ai që zhbllokoi ndeshjen pas një goditje të fuqishme nga rreth 30 metra, ndërsa tetovari me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemajli, barazoi shifrat 6 minuta përpara fundit.
Me këtë barazim, Napoli mbetet në vendin e pestë në kuotën e 21 pikëve, 1 më shumë se Palermo e vendit të gjashtë.
Nga ana tjetër, Novara siguron një pikë me vlera në luftën për mbijetesë edhe pse mbetet në vendin e parafundit me 11 pikë.