Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Nesėr takimi Thaēi – Osmani nė Tetovė

Nesėr takimi Thaēi – Osmani nė Tetovė

  Publikuar: 12 Dhjetor 2011, E Hene 15:31:26. E lexuar 183 herė
Nesėr takimi Thaēi – Osmani nė Tetovė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

PDSH dhe RDK nesėr pritet tė zhvillojnė takimin e parė pėr bashkėveprimin e tyre politik opozitar.

Takimi do të zhvillohet në Tetovë midis dy liderëve, Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani, të cilët pritet të arrijnë marrëveshjen për bashkëpunimin si dy forca parlamentare shqiptare në opozitë. 

Bashkëpunimi midis tyre vjen në prag të zgjedhjeve lokale të parakohshme në Saraj të Shkupit, ku PDSH garon me kandidatin e saj në garën me BDI-në. 

Nisma për bashkëpunimin opozitar është bërë nga kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili disa javë më parë deklaroi se do ti dërgojë letër forcave politike opozitare, me theks të veçantë RDK si parti parlamentare për unifikimin e opozitës shqiptare. 

Lideri i RDK-së, Rufi Osmani edhe më parë ka shprehur nismat për unifikimin e opozitës shqiptare dhe se ai ka pranuar ftesën e Thaçit, duke theksuar se pret një marrëveshje parimore, e cila do të ndërthur platformat e dyja partive politike. 

Takimi midis Thaçit dhe Osmanit do të jetë i pari pas 14 viteve, kur të dy ishin nënkryetarë të PDSH-së dhe thelluan konfliktet midis tyre gjatë ngjarjeve të Gostivarit të vitit 1997, kur Osmani u burgos për çështjen e përdorimit të flamurit kombëtar si kryetar i komunës së Gostivarit.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com