Katėr ndeshje dy fitore dhe dy barazime , ky ėshtė epilogu i ndeshjeve tė javės sė 18 tė cilat u zhvilluan tė shtunėn. Renova nė terren mysafir e mundi Horizontin, ndėrsa Metalurgu me 6:0 e shkatėrroi Ohrin. Pa fitues u mbyllen ndeshjet nė Tetovė dhe Prilep.
Skuadra e Renovë sme fitore ka mbyllur pjesën e parë të kampionatit të sivjem në LPFM. Ka mjaftuar një gol i shënuar në minutën e parë të ndeshjes nga Muharem Bajrami dhe Renova nga Strumica të kthehet me tri pikë. Në minutën e 40 të ndeshjes të dyja ekipet mbetën me nga 10 futbollist në fushë, pasi me karton të kuq u ndëshkuan Mitrev i Turnovës dhe Andonov i Renovës. Me këtë fitore ndaj Horizontit skuadra e Renovës është ngjitur në pozitën e gjashtë të renditjes me 21 pikë sa ka edhe Napredoku.
BARAS NË TETOVË
Kryendeshja e pjesës së poshtme të renditjes së LPFM-së, mes Teteksit dhe Rabotniçkit u mbyll pa fitues. Stojanovski në minutën e 4 shënoi për 1:0 në të mirë të Teteksit, ndërsa Manevski në minutën e 73 vendosi rezultatin përfundimtar të takimin 1:1. Kjo ndarje e pikëve nuk iu ndihmoi asnjërës skuadër dhe të dyjave edhe më tej ua vështirëson punët për në pranverë.
METALURGU NUMËROI DERI NË GJASHTË
Futbollistët e skuadrës së Metalurgut vërtetuan epitetin e favoritit para përballjes me Ohrin dhe këta në Autokomandë, i mundi me 6:0. Pas kësaj fitore të lartë Metalurhu ngushtoi epërsinë e Vardarit në vetëm dy pikë, por këta të dytët kanë një ndeshje më pak. Stevanoviq dhe Dragoviq shënuan në fraksionin e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta në listën e golashënuesve u regjistruan emrat e Naçevskit, Çurlinoviq, Stepanoviq edhe një herë dhe në fund Tenekexhiev.
11 OKTOMVRI NUK FITON
Skuadra e 11 Oktomvrit nga Prilepi mund të vuaj shumë pasi sot nuk arriti të fitojë tre pikë. Skuadra nga qyteti I duhanit deri në minutën e 88 kishte avantazhin prej 2:0, por në mbyllje të ndeshjes mysafirëve të tyre iu lejuan të kthehen në lojë dhe të barazojnë rezultatin. Së pari Mircevski shënoi për 2:1 në minutën e 88 dhe më pas Gllavevski në minutën e 89 për 2:2.Kjo është një pikë e madhe për skuadrën kërçovare e cila mbeti në mesin e renditjes.
NESËR LËSHOHET SIPARI
Të dielën do të lëshohet sipari i sezonit vjeshtor të Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë. Shkëndija në Tetovë do të përballet me Sileksit dhe me fitore eventuale do të mbajë hapin për kreun e renditjes. Skuadra e Vardarit e cila ka siguruar titullin e kampionit vjeshtor në lagjen Gjorçe Petrov do të përballet me Bregallnicën.