Tension tek Cesenas para sfides me Palermon, mbrojtesi i nderhyn keq shqiptarit, i cili reagon dhe debati perfundon me grushte. Trajneri nderpret stervitjen dhe vendos t’i gjobite
Tek Cesena nuk eshte aspak nje moment i mire dhe sfida e radhes ne Serie A kunder Palermo nuk po pergatitet sic duhet. Per te shtuar problemet qe ka tekniku Daniele Arrigoni, kane menduar dy te besuarit e tij. Sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani ka shkembyer grushte ne stervitje me shokun e tij te ekipit, Benalouane.
Sipas medieve italiane, gjithcka nisi nga mbrojtesi francez, i cili beri nje nderhyrje te rrezikshme ndaj shtatlartit te kombetares shqiptare. Mesohet se dy futbollistet, qe jane edhe shoke dhome, nuk kane duruar dhe menjehere jane grindur me njeri-tjetrin, nje zenke qe nuk ka zgjatur shume, pasi jane ndare nga shoket e tjere te ekipit.
Edhe pse sherri zgjati vetem pak caste, tekniku i Cesena, Arrigoni, vendosi qe te nderpriste seancen stervitore. Mediat italiane bene me dije se ndaj dy lojtareve do te merren masa (ne forme gjobash), nderkohe qe do te grumbullohen ndaj Palermos. Per Bogdanin eshte hera e pare qe perfshihet ne nje incident te tille ne karrieren e tij.
“Bogu” ne stol ndaj Palermo
Kete fundjave Cesena-n e pret nje sfide mjaft e veshtire, pasi ekipi i Palermo-s ka marre gjashte fitore ne po kaq ndeshje. Sa i perket bardhezinjve te Arrigonit duhet thene se asgje nuk ka shkuar si duhet, pasi per momentin ndodhet ne vendin e parafundit.
Ndaj Palermo sulmues i kombetares shqiptare do te jete serish ne stolin e rezervave. Nje jave me pare me Juventus “Er Bomber” luajti si titullar, por kete here tekniku Arrigoni ka vendosur ta ule ne stol shqiptarin. Ndersa per momentin nuk eshte bere e ditur masa ndeshkimore qe do te merret ndaj sulmuesit per zenken me shokun e tij te skuadres dhe te dhomes, francezin Benalouane.
2 sezone ka Erjon Bogdani qe aktivizohet ne radhet e Cesena
8 gola ka shenuar sulmuesi me skuadren aktuale ne Serie A