Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Osmani: Bashkėpunimi me Thaēin i domosdoshėm

Osmani: Bashkėpunimi me Thaēin i domosdoshėm

  Publikuar: 10 Dhjetor 2011, E Shtune 17:46:56. E lexuar 184 herė
Osmani: Bashkėpunimi me Thaēin i domosdoshėm

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Opozita shqiptare nuk ka alternativė tjetėr pėrpos bashkėpunimit. Kėshtu tha mbrėmė nė emisionin ‘Rruga drejt’ kryetari i RDK-sė Rufi Osmani. Ai tha se nuk bėhet fjalė pėr bashkim me PDSH-nė, por pėr bashkėpunim tė opozitės.

Osmani tha se me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi, pas një kohe të gjatë janë takuar në një organizim të përfaqësuesit të Komunitetit Bektashian në Tetovë. Në atë takim, kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori amerikan Uollers dhe zv.kryeministri Musa Xhaferi. Osmani paralajmëroi se shumë shpejt do të ulet me Menduh Thaçin për të konkretizuar bashkëpunimin dhe se nuk sheh asgjë të keqe në këtë bashkëpunim. “Ne jemi në një fazë kur situata dhe rezultatet pas elektorale imponojnë që në një farë mënyre ti falim njëri tjetrit , ti shtrojmë çështjet hapur. Unë them nëse bëjmë një paralele ndërmjet rastit Osmani-Thaçi dhe rastit Ahmeti dhe Gruevski. Deri para do kohe VMRO-ja dhe Gruevski cilësonin UÇK-në si organizatë terroriste, ato në 2001, në njërën anë Ahmeti udhëhiqte UÇK-në ndërsa Gruevski ishte ministër i financave i armatës dhe këto luftonin me njëri tjetrin. Kishim pasoja të vrarë nga të dy anët me dëme të mëdha dhe ato sot komunikojnë në mënyrë normale”, tha Rufi Osmani, kryetar i RDK-së. Si shembuj të ngjashëm të bashkëpunimit Osmani përmendi edhe rastin e Ilir Metës me Sali Berishën dhe Hashim Thaçit me presidentin e ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugovën. Por edhe pse lideri i PDSH-së Menduh Thaçi është kategorik se nuk do të bashkëpunojë me Imer Selmanin dhe DR-në, Osmani në ‘Rruga drejt’ tha se DR-ja duhet trajtuar si partner i mundshëm ndërsa tha se nuk ka kontaktuar ende me Selmanin.“Jo unë nuk kam pas kontakt sepse tashmë ne kemi një udhëheqës të përkohshëm të DR-së Kastriot Haxhirexha, personalisht një herë jam takuar me të kemi pirë një kafe kemi bë një bisedë parimore, ai ka mbajt një qëndrim kisha thënë neutral, qëndrimi i tij ka qenë se pa u rrumbullaku procesi i zgjedhjes së organeve të parisë ai nuk ka autoritet dhe faktikisht nuk ka kompetencë që të mund të bisedon në kuptim të partnerëve të barabartë për bisedime, prandaj të gjithë ne presim të finalizohet lidershipi i DR-së dhe do të ulemi të bisedojmë” tha Rufi Osmani, kryetar i RDK-së.  Osmani tha se në zgjedhjet e ardhshme RDK-ja do të rrisë numrin e votave, në të kundërtën paralajmëroi tërheqjen e tij nga skena politike. “Unë jam i bindur se RDK-ja do të rritë numrin, ndërsa ua them publikisht, nëse kjo nuk ndodh unë do të jem një lider partie që do të jep dorëheqje dhe do të tërhiqem nga skena politike, nuk jam nga ato që vazhdoj të merrem me politikë pavarësisht nga rezultati zgjedhor, cikli i ardhshëm zgjedhor do të jetë definitiv për Rufi Osmanin nuk e them për RDK-në, dhe në varshmëri nga rezultati pozitiv vazhdoj më tutje, rezultati negativ, Rufi Osmani i kthehet katedrës së Universitetit dhe vazhdon të botojë mbi 5 – 6 tekste universitare të cilat nuk kam arritur ti rrumbullakoj për shkak të angazhimit të sërishëm politik”, tha Rufi Osmani, kryetar i RDK-së. Ndërsa duke folur për bashkëpunimin e mundshëm me liderin opozitës maqedonase, kreu i RDK-së Osmani tha se me Cërvenkovskin nuk do të ulet të bisedojë për bashkëpunim Kusht për bashkëpunimin eventual me Cërvenkovskin, ai tha se është kërkimi i faljes nga kreu socialdemokrat për ngjarjet e vitit 1997 në Gostivar.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com