Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Champion League, Alex Ferguson mundet nga Xherdan Shaqiri

Champion League, Alex Ferguson mundet nga Xherdan Shaqiri

  Publikuar: 08 Dhjetor 2011, E Ejte 17:56:38. E lexuar 326 herė
Champion League, Alex Ferguson mundet nga Xherdan Shaqiri

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Bayern Munich, Napoli, Inter, CSKA Moska, Benfica, Basel, Real Madrid e Lyon u janė bashkangjitur skuadrave si Chelsea, Leverkusen, Arsenal, Marseille, Apoel, Zenit, Barcelona dhe Milan dhe tani tė gjitha e kanė siguruar kualifikimin direkt nė Ligėn e Kampionėve.

Skuadra angleze e Manchester Cityt ka arritur ta mposhtë Bayernin me rezultat 2-0 mirëpo nuk e ka siguruar kualifikimin në fazat e mëtutjeshme të kësaj gare, pasi që Napoli e mposhti Villarealin me rezultat 2-0 në El Madrigal.

David Silva dhe Yaya Toure shënuan për City ndërsa Inler dhe Hamsik realizuan për Napolin. Në grupin ‘A’ Bayern kualifikohet në vendin e parë me 13 pikë ndërsa Napoli zë pozitën e dytë me 11 pikë.

Në grupin ‘B’ CSKA Moska ka fituar me rezultat prej 2-1 si mysafir i Interit dhe ka siguruar kualifikimin në direkt të Ligës së Kampionëve, kjo ndodhi edhe falë barazimit pa gola të Lille kundër Trabzonsporit.

Për CSKA-në shënuan Seydou Dumbia dhe Vailly Berezutskiy ndërsa për Interin realizoj Cambiaso.

Inter i prin grupit ‘B’ me 10 pikë ndërsa CSKA zë pozitën e dytë me 8 pikë.

Në grupin ‘C’ Benfica ka realizuar fitore minimale me rezultat 1-0 kundër Otelul Galati për tu rënditur e para në grup ndërsa skuadra ku aktivizohen kosovarët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka eliminuan Manchester United me rezultat 2-1.

Xherdan Shaqiri ishte asistues i dy golave të shënuara nga Marco Streller dhe Alexander Frei.

Për United shënoj Phil Jones megjithatë goli i tij nuk ishte i mjaftueshëm dhe tani Manchester United do të garoj në Evropa Ligë.

Në grupin ‘D’ Real Madridi është skuadra e vetme që ka arritur pikët maksimale në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve duke siguruar gjashtë fitore në po aq ndeshje.

Mbretërit kanë fituar me rezultat prej 3-0 përballë Ajaxit.

Jose Callejon me një dy golësh dhe Gonzalo Higuain vendosen rezultatin në këtë ndeshje.

Lyoni ka fituar me rezultat 7-1 kundër Dinamo Zagrebit dhe ka tejkaluar avantazhin e golave të Ajaxit për të siguruar kualifikimin direkt në fazën tjetër.

Ne 16 dhjetor 2011 në mesditë do të hidhen shortet dhe do të përcaktojnë ndeshjet, skuadrat janë të ndara në dy vazo.

Në vazon e parë bëjnë pjesë skuadrat si: Bayern, Inter, Benfica, Real Madrid, Chelsea, Arsenal, Apoel dhe Barcelona.

Në vazon e dytë bëjnë pjesë skuadrat si: Napoli, CSKA, Basel, Lyon, Leverkusen, Marseille, Zenit dhe Milan.

Skuadrat që kanë qenë në të njëjtin grup nuk mund të luajnë njëra me tjetrën gjithashtu edhe skuadrat që vinë nga e njëjta ligë nuk mund të takohen njëra me tjetrën.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com