Kryetari i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, Edi Rama nuk u pa nė Kosovė njė kohė tė gjatė. Por, erdhi nė shtetin e dytė tė shqiptarėve me 28 Nėntor, kur mbeti pa angazhime tė shumta nė Shqipėri, pasi humbi postin e kryebashkiakut tė Tiranės.
Jo të gjitha planet i bëri mirë, kur vendosi të vijë në Kosovë. Mbase nuk ishte i informuar për gjithcka ndodh këtu.
Një gjë të tillë e tregon edhe në një letër që e ka siguruar “Klan Kosova” e nëpërmjet të cilës, kabineti i Ramës do të aranzhojë një takim të këtij të fundit me zyrtarët e AAK-së. Aty kërkohej realizimi i një takimi me Ramush Haradinajn, liderin e AAK-së, i cili ka kohë që gjendet në Hagë, ku po gjykohet për krime lufte.
Madje aty bëhet thirrje për një përgjigje sa më e shpejtë nga strukturat organizative të partisë së Haradinajt.
Përgjigjja e AAK-së lidhur me këtë kërkesë, sic mëson klani, ka qenë: “A e dini se Ramushi është në Hagë” I kontaktuar nëpërmjet telefonit, Sekretari Organizativ i AAK-së, Burim Ramadani tha se beson që ajo cfarë ngjau ishte gabim i protokollit të Partisë Socialiste në Shqipëri.
Sipas Ramadanit po që se do të ishte në një shkallë të tillë njohuria e kësaj partie për liderin e tyre, nuk do ta pranonin fare në takim. Ndryshe, lideri i Partisë Socialiste në vizitën që e zhvilloi një javë më parë në partinë e Haradinajt, u takua me nënkryetarët Blerim Shala, Ahmet Isufi, me sekretarin Burim Ramadani dhe me anëtarët e kryesisë Jahja Lluka, Donika Kadaj Bujupi.