Portieri shkupjan Suad Zendeli ka braktisur rradhėt e skuadrės rumune Petrolul Ploiesti.
Arsyeja e këtij hapi, sipas Zendelit është mos-përmbushja e obligimeve finansiare nga ana e drejtuesve të Petrolul-it. Për tre muaj me rradhë Zendelit nuk i janë paguar të ardhurat mujore, duke detyruar atë që të vendosë të braktisë Rumaninë. Portieri shkupjan rastin do ta paraqesë në organet kompetente të UEFA-së, të cilët duhet ta zgjidhin situatën. Zendeli kaloi në Rumani verën e kaluar, pasi me Shkëndijën e Tetovës fitoi titullin e kampionit dhe kishte paraqitje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Në pritje të vendimit të UEFA-së, Zendeli do të shqyrtojë ofertat për destinacionin e tij të ardhshëm.