Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

PDSH dhe BDI akuza pėr unfikimin e opozitės

PDSH dhe BDI akuza pėr unfikimin e opozitės

  Publikuar: 08 Dhjetor 2011, E Ejte 17:40:51. E lexuar 220 herė
PDSH dhe BDI akuza pėr unfikimin e opozitės

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

PDSH dhe BDI kanė akuzuar njėra tjetrėn lidhur me nismėn e fundit tė kreut tė PDSH-sė pėr koalicionimin me RDK-nė.

Deklarimi i kreut i BDI-së, Ali Ahmeti se mirëpret mundësinë e bashkëpunimit të partive opozitare shqiptare dhe paralajmërimet për bashkëpunim edhe me partitë opozitare maqedonase nga ana e Thaçit u vlerësua si hipokrizi. 

“Mendoj se qëndrimi i zotit Ahmetit është hipokrit, i nxjerr funksionarët e tjerë qe të shajnë dhe fyejnë mundësinë e marrëveshjes mes neve dhe zotit Osmani ndërsa vetë bëhet si engjëll”, ka theksuar Thaçi. 

Sipas tij, Ahmeti duhet më tepër të merret me Gruevskin, me VMRO-në me qeverinë dhe të kryej obligimin për të cilin e ka marrë votën dhe mandatin për shqiptarët.

BDI përmes një reagimi i është kundërpërgjigjur deklarimit të Thaçit, duke e quajtur si reagim të vrazhdë. 

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje të thellë për reagimin e vrazhdtë të Kryetarit të PDSH-së, z. Menduh Thaçi, ndaj deklaratave dashamirëse të liderit Ali Ahmeti i cili përshëndeti këtë nismë të z. Thaçi duke thënë që mirë është kur njerëzit bashkohen, por keq është kur ndahen. Unë i përshëndes bisedimet, i përshëndes negociatat, përsheëdes punën që ata mund ta bëjnë bashkarisht por uroj  të qëndrojnë bashkë dhe mos të bashkohen për t’u ndarë “, theksohet në reagimin e BDI-së. 

BDI thekson se “tradicionalisht ka treguar respekt dhe përkujdesje për partitë e vogla por njëkohësisht pret që edhe institucionet e vetme të drejtuara nga këto parti opozitare, komuna e Tetovës dhe e Gostivarit, të pranojnë dorën e shtruar nga partia më e madhe dhe kritikat dashamirësë për të përmirësuar jetën e qytetarëve në këto dy komuna sepse në këtë mënyrë nuk do të bëjnë gabime si ai kur drejtuesit e këtyre dy komunave nuk vendosën flamurin kombëtar dhe nuk festuan me qytetarët e tyre dhe të gjithë shqiptarët me rastin e 99 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë”.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com