Pėrfaqėsuesja kuqezi do tė luajė mė 29 shkurt me kundėrshtarin e parė
Shqipëria e futbollit njeh kundërshtarin e parë për vitin 2012. Përfaqësuesja kuqezi do të luajë më 29 shkurt kundër Gjeorgjisë, në një miqësore e cila do të zhvillohet në Tbilisi. Lajmi është konfirmuar nga Federata shqiptare e futbollit, e cila theksoi se ka arritur marrëveshjen me homologen gjeorgjiane.
Përballja do të zhvillohet në datën e lirë të FIFA-s, ndërsa Gjeorgjia e drejtuar nga trajneri Temuri Ketsbaia është zgjedhur pasi ajo është një skuadër mjaft e fort në fushën e saj, ku ka regjistruar rekorde në ndeshjet miqësore dhe zyrtare. Kjo do të jetë ndeshja e 12-të e përfaqësueses shqiptare me këtë kundërshatr, ndërsa në 11 përballjet e mëparshme kuqezinjtë kanë regjistruar 3 fitore, dy barazime dhe 6 humbje.
Ndeshja me Gjeorgjinë do të jetë një test i mirë përpara startit të kualifikueseve të Botërorit 2014, në shtator 2012. FSHF-ja ka theksuar se miqësorja do ti shërbejë edhe trajnerit të ri të Kombëtares për të njohur skuadrën dhe për të hedhur bazat për edicionin e ri.
Në periudhën maj-qershor, federate ka planifikuar edhe një grumbullim dyjavor në Poloni, ku Shqipëria pritet të zhvillojë edhe tre-katër miqësore me disa prej ekipeve finaliste në Euro 2012, ku mes kundërshtarëve të mundshëm janë Italia, Spanja, Rusia, Polonia, Kroacia, Republika Çeke apo Greqia.