Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Nėnshkruhet marrėveshja Kosovė-Hungari pėr bibliotekat

Nėnshkruhet marrėveshja Kosovė-Hungari pėr bibliotekat

  Publikuar: 07 Dhjetor 2011, E Merkure 16:07:00. E lexuar 130 herė
Nėnshkruhet marrėveshja Kosovė-Hungari pėr bibliotekat

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Biblioteka Kombėtare Universitare e Kosovės ka nėnshkruar dje nė Budapest marrėveshjen e bashkėpunimit me Bibliotekėn Kombėtare tė Hungarisė. Sipas njė njoftimi nga BKUK, marrėveshja u nėnshkrua nga Dr.Sali Bashota dhe Dr. Andrea Sajo, drejtorėt e institucioneve mė tė larta bibliotekare tė dy shteteve.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Hungarisë ishte e pranishme edhe Shkëndije Sherifi, ambasadore e Republikës së Kosovës në Budapest, e cila kontribuoi në arritjen e këtij dokumenti.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Hungarisë Dr.Adrea Sajo, e vlerësoi lart nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy bibliotekave kombëtare, ndërkaq drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës Dr.Sali Bashota duke i vlerësuar lidhjet miqësore shqiptaro-hungareze, veçanërisht kontributin e albanologëve hungarezë për gjuhën, kulturën dhe historinë e shqiptarëve, ndër të tjera tha se kjo marrëveshje do të hapë një dritare të re në fushën e bashkëpunimit midis dy institucioneve më të larta bibliotekare të të dy shteteve.

Drejtori i BKUK-së e përmendi faktin se Biblioteka Kombëtare e Hungarisë ka koleksione mjaft të pasura, sidomos për jetën dhe veprën e Skënderbeut, si dhe mjaft materiale të tjera bibliotekare,  të cilat objekt trajtimi i kanë periudhat historike të shqiptarëve në Ballkan e më gjerë.

Marrëveshja e nënshkruar midis dy palëve parasheh bashkëpunimin e këtyre dy bibliotekave kombëtare në këto fusha: huazimet e koleksioneve, organizimin e ekspozitave, shkëmbimin reciprok të përvojave profesionale, të informacioneve dhe arritjeve shkencore në fushat e interesit të veçantë, shkëmbimin e specialistëve me qëllim të trajnimeve dhe aftësimit profesional, pastaj shkëmbimin e përvojave në fushën e teknologjisë së informacionit, si dhe digjitalizimin e materialeve bibliotekare, ruajtjen dhe restaurimin e teknologjisë, rrjeteve elektronike.

Në këtë marrëveshje parashihet edhe pjesëmarrja e përbashkët në projekte ndërkombëtare, me qëllim të modernizimit të shërbimeve dhe të arritjes së cilësisë në informacionin global të bibliotekave evropiane e më gjerë.

Gjatë vizitës dyditore ambasadorja Shkëndije Sherifi dhe drejtori  Sali Bashota u takuan me albanalogun Krisztain Csaplar-Degovics, i cili i dhuroi BKUK-së librin e tij në gjuhën hungareze që për temë i ka ngjarjet në periudhën e Rilindjes kombëtare shqiptare.

Gjithashtu, vlen të përmendet edhe vizita në shtëpinë e albanologut të ndjerë hungarez, Istvan Schutz , i cili ishte njëri ndër pjesëmarrësit më të rregullt në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që organizohet në Prishtinë. Në takimin me Gergely Schutz , u bisedua për koleksionin e librave të albanologut të mirënjohur hungarez, si dhe për mundësinë e botimit të fjalorit voluminoz shqip-hungarisht, i cili është në dorëshkrim.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com