Ministrat e jashtėm tė Maqedonisė dhe Greqisė, Nikolla Popovski dhe Stavros Dhimas janė takuar nė Vilnus tė Lituanisė, nė kuadėr tė takimit ministror tė OSBE-sė.
Zgjidhja e kontestit të emrit përmes një kompromisi të arritur midis dyja palëve, si dhe vendimi i fundit i GJND-së kanë qenë temat kryesore të këtij takimi të parë midis Popovskit dhe shefit të sapozgjedhur të diplomacisë greke.
Siç informon MPJ në Shkup, ministri Popovski ka kërkuar që Athina zyrtare të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe institucionet që implementojnë ate, duke u ndërlidhur me respektimin e vendimit të fundit të GJND-së.
“Mendoj se kemi mundësinë e shkëlqyeshme që ti qasemi këti procesi me qëndrime konstruktive nga të dyja palët. Vendimi i GJND-së duhet të shfrytëzohet dhe duhet të shihet si një mundësi e mirë për afirmimin dhe krijimin e një qëndrimi pozitiv të mbizotëruar nga sundimi i së drejtës në aspektin ndërkombëtar”, ka deklaruar ministri Popovski.
Ministri grek nuk është deklaruar pas këtij takimi, mirëpo ai paraprakisht ditë më parë duke komentuar vendimin e GJND-së ka nënvizuar se qëndrimet e Athinës lidhur me kontestin e emrit janë të pandryshuara edhe përkundër vendimit të gjykatës në Hagë.