Anėtarėt e Komitetit pėr marrėdhėnie mes bashkėsive ranė dakord qė sė shpejti tė debatojnė pėr incidentet nė terrenet sportive qė po cenojnė marrėdhėniet ndėretnike nė vend.
Zijadin Sela nga PDSH kërkoi që sot të debatohet për këtë çështje mirëpo pas sugjerimeve të anëtarëve të tjerë se nevojitet material dhe prani e përfaqësuesve kompetent që janë përgjegjës për këtë problematik, pranoi që ky propozim të tërhiqet me një kusht që seanca të thirret në një të ardhme të afërt. Ish kreu i Komitetit Xhevat Ademi tha se dështimi i shumë seancave të Komitetit në përbërjen e kaluar ka qenë pikërisht mos përgatitja adekuate e seancave.
“Në qoftë se e anashkalojmë këtë dhe nuk debatojmë për këto gjëra të jeni të sigurt se përsëri do të përballemi me të njëjtin problem dhe atëherë ndoshta do të jetë vonë për të debatuar për çështjet e tilla. Është e udhës që sot të diskutohet sepse me të padrejtë duke u shkelur Kushtetuta, normat demokratike dhe të drejtat e njeriut MPB ka paralajmëruar padi penale për anëtar të sektorit civil të cilët shprehin identitetin e tyre në mënyrën si ato dinë pa kërkuar dhe pa rrezikuar asnjë tjetër”, deklaroi, Zijadin Sela, PDSH.
“Është në obligimin ligjor, moral dhe qytetar të kryetarit të komitetit për këtë çështje t’i drejtohet zyrtarisht MPB, ti drejtohet federatës së futbollit dhe institucioneve që duhet të jenë të pranishme këtu sepse të nderuar koleg unë kam qenë viktimë si kryetar i komitetit i futjeve të pikave të rendit të ditës të pa përgatitura, të pa mbështetura me material dhe debati në komitet here herë as që fillonte dhe atëherë kur fillonte shndërrohej në grindje dhe efekti ishte kurrfarë”, tha Xhevat Ademi, BDI
“Është legjitim propozimi juaj që të debatohet për një çështje të rëndësishme mirëpo le ta respektojmë procedurën dhe pasi ta marrim materialin pa problem kryerja e komitetit do ta vë në rend dite atë material”, u shpreh Sillvana Boneva, VMROD-DPMNE.
Një prej arsyeve që ky propozim nuk u pranua të jetë pjesë e kësaj seance ishte edhe mbështetja e vetëm dy anëtarëve të Komitetit në vend të 7 firmave të nevojshme. Këtë e theksoi kryetarja e Komitetit Ermira Mehmeti Devaja duke cituar nenin 8 të ligjit për Komitetin për marrëdhënie mes bashkësive.