Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Sadiku, pranė firmosjes me Xhenoan

Sadiku, pranė firmosjes me Xhenoan

  Publikuar: 06 Dhjetor 2011, e Marte 17:25:57. E lexuar 247 herė
Sadiku, pranė firmosjes me Xhenoan

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Sulmuesi i Shpresave ėshtė nė “shėnjestrėn” e shumė ekipeve

Sulmuesi i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë, Armando Sadiku, është në “shënjestrën” e shumë ekipeve pas formës së mirë që po kalon. Edhe Xhenoa në Serinë A, kërkon të zotërojë kartonin e tij.

Armando Sadiku, sulmuesi i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë, ka shënuar golin e tij të 10-të, në 15-të ndeshje. Sadiku renditet i treti përsa u përket golashënuesve në “Challenge League”. 13 gola ka shënuar vendi i parë, Tadiç i skuadrës së Kriensit. Lokarno, skuadër ku aktivizohet edhe 20-vjeçari elbasanas, arriti një barazim të bukur në minutën e 82-të, përballë Araut. “Bomberi” shqiptarë vazhdon të kalojë një formë të mirë, pasi edhe me 21-vjeçarët kuqezi ka arritur të shënojë 6 gola në eliminatoret EURO 2013. Gjatë kësaj periudhe forma e mirë e sulmuesit elbasanas, ka rënë në sytë e disa skuadrave të njohura. Njëra prej tyre është pikërisht Xhenoa, e Serisë A. Sipas mediave italiane sulmuesi shqiptarë është në “shënjestrën” e kuqebluve. Më pas të njejtat burime bëjnë të ditur se Sadiku, pasi të lidh një kontrat me Xhenoan, do të kalojë në formën e huazimit, në rradhët e ekipit të Luganos në Zvicër. Por gjatë kësaj kohe edhe Bazel dhe ekipe të tjera në kanë hedhur “grepat” ndaj shqiptarit. Ndërsa edhe Siena apo Borusia e Mënshengladbahut, interesohen për sulmuesin e Lokarnos.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com