Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Truri i njeriut ėshtė duke kufizuar rritjen e tė dhėnave botėrore

Truri i njeriut ėshtė duke kufizuar rritjen e tė dhėnave botėrore

  Publikuar: 05 Dhjetor 2011, E Hene 19:24:21. E lexuar 136 herė
Truri i njeriut ėshtė duke kufizuar rritjen e tė dhėnave botėrore

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Nė fillim tė shekullit 19, psikologu gjerman, Ernst Weber, ia dha njė masė qė ta mbante njė njeriut i cili i kishte sytė e lidhur dhe nuk mund tė shihte dhe gradualisht ia rriste peshėn e tij, duke kėrkuar qė tė tregonte se kur ai do ta merrte vesh qė ėshtė bėrė ndryshimi i peshės qė ai mbante. Weber e gjeti qė rritja mė e vogėl nė peshė tė cilėn njė njeri mund ta marrė ėshtė proporcionale me masėn fillestare.

Kjo njihet si ligji Weber-Fechner dhe tregon që lidhja në mes të stimulimit dhe perceptimit është logaritmik.

Kjo mund të shihet edhe në mediat moderne. T’i marrim fotografitë për shembull. Një rritje në rezolucionin e një fotografie me rezolucion të ulët më lehtë perceptohet se sa rritja e njëjtë të një fotografie me rezolucion më të madh.

Kur dy parametrat përfshihen, lidhja në mes të stimulimit dhe perceptimit është katrori i logaritmit. Një shembull mund të jetë videoja në të cilën fotografitë ndryshojnë gjatë kohës.

Kjo mënyrë e të menduarit për stimulimin dhe perceptimin qartësisht tregon që ligji Weber-Fechner duhet të ketë një ndikim të thellë në vlerën në të cilën ne mendojmë.

Tani, Claudius Gros dhe disa shokë në Universitetin Goethe në Frankfurt të Gjermanisë janë duke kërkuar disa shenja të ligjit Ueber-Fechner në madhësinë e shpërndarjes së skedarëve në internet. Dhe ata thonë që i kanë gjetur ato.

Këta djem matën llojin dhe madhësinë e skedarëve që janë treguar nga çdo lidhje e jashtme nga Wikipedia dhe projekti me direktorium të hapur, dmoz.org. Së bashku bëjnë më shumë se 600 milionë skedarë. Nga këta skedarë, 58% e tyre drejtuan tek fotografi, 32% tek aplikacionet, 5% tek tekstet, 3% tek audiot dhe 1% tek videot.

Gros dhe bashkëpunëtorët e tij paraqitën madhësinë e secilit lloj të skedarëve kundër numrit të skedarëve për ta marrë shpërndarjen e madhësisë së skedarëve.

Mjaft të sigurt, ata zbuluan që shpërndarja e audiove dhe videove u përcoll me një lakore normale logaritmike, e cila është në pajtueshmëri me një lidhje katrore logaritmike.

“[Kjo] fuqimisht tregon që [shpërndarjet] janë të përcaktuara nga kufizimet themelore neuropsikologjike e agjentëve prodhues,” thotë Gros me bashkëpunëtorët e tij.

Dëshmia e mëtutjeshme vjen nga një shikim më i afërt i bishtave të këtyre lakoreve. Nëse madhësia e skedarëve ishte përcaktuar nga ndonjë lloj i faktorit ekonomik, si çmimi i prodhimit të një skedari, atëherë shpërndarja duhej të kishte një bisht eksponencial. Por kjo nuk është çështja. Mungesa e kësaj veçoritë tregon disa zanafilla të tjera për shpërndarjen e madhësisë së skedarit.

Gros së bashku me pashkëpunëtorë e vendosën këtë kështu: “Kapaciteti neuropsikologjik i trurit të njeriut për të përpunuar dhe incizuar informacione mund të përcaktojë faktorin kryesues përkufizues për rritjen e përgjithshme të informacionit të ruajtur globalisht, me shtrëngesa të botës së vërtetë ekonomike duke pasur një ndikim të papërfillshme.”

Me fjalë të tjera, informacioni nuk mund të rritet më shpejt se sa aftësia jonë për ta marrë ose vëzhguar atë.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com