Facebook ka arritur marreveshje me Komisionin Federal te Tregtise lidhur me politiken e ketij rrjeti social per ndryshimin e kontrollit te privatesise se shfrytezuesve dhe informimin e shfrytezuesve per keto ndryshime.
Kushtet e marreveshjes jane qe Facebook duhet te marre miratimin e shfrytezuesit para se te beje cfaredo ndryshimi lidhur me ate se si ndahen apo kembehen te dhenat e tij ne rrjet. 20 vitet e ardhshme Facebook do te kontrollohet e verifikohet nga nje komision i pavarur, i cili do te siguroje qe kjo kompani nuk shkel te drejtat e shfrytezuesve dhe as marreveshjen.
“Facebook obligohet nga pikat e marreveshjes qe kane te bejne me qindra miliona shfrytezues. Inovacionet e Facebookut nuk duhet te behen ne kurriz te privatesise se shfrytezuesve, ndersa komisioni do te beje perpjekje qe kjo te mos ndodhe”, deklaroi kryetari i Komisioni Federal te Tregtise, Jon Leibowitz, percjell Huffington Post.
Themeluesi dhe kryetari i Facebookut, Mark Zuckerberg, ne blogun e Facebook beri te ditur mendimin e tij per marreveshjen qe ka lidhur kompania e tij.
“Une i pari e pranoj qe kemi bere shume gabime. Kemi mundur te benim me shume per sigurine e te dhenave tuaja”, shkroi me kete rast Zuckerberg.
Sipas kesaj marreveshjeje, nese shfrytezuesi fshin Facebook llogarine e tij, Facebook duhet te bllokoje shfrytezuesit e tjere qe t’i qasen permbajtjes se kesaj llogarie pas 30 ditesh. Po ashtu, cdo dy vjet nje komision i pavarur do te vleresoje nese Facebook respekton pikat e kesaj marreveshjeje dhe keshtu do te ndodhe ne 20 vitet e ardhshme.