Maqedonisė gjithnjė e mė shumė po i rikthehet serbizimi, falė politikave tė Nikolla Gruevskit. Kėshtu ėshtė shprehur ish kryeministri Ljupēo Gergievski nė njė intervistė pėr Radio Evropėn e Lirė. Ish lideri i partisė sė Gruevskit VMRO-DPMNE-sė, Georgievski madje vlerėson se njė i huaj po tė shėtit nė Shkup nuk do tė mund tė vėrejė shumė identitetin maqedonas.
“Çfarë është sot identiteti maqedonas? Le të themi se sot vini nga jashtë si i huaj, dhe shëtisni në Banja Llukë, në Beograd dhe në Maqedoni, do të shihni se identiteti maqedonas gjithnjë e më shumë i ngjason identitetit jugosllav gjegjësisht serb. Këto janë çështje të cilat unë në mënyrë permanente vazhdimisht i parashtroj”, deklaroi Lupço Georgevski, Ish kryeministër.
Georgievski madje ka thëne se qeveria po bën karikaturë të historisë përmes imponimit të politikës shtetërore për Maqedoninë antike. Ai këmbëngul se identiteti maqedonas është sllav e jo antik.
“Absolutisht atë që duan të na e imponojnë sot si politikë shtetërore për Maqedoninë antike, unë e quaj karikaturë, karikaturë të historisë, sepse nuk ka lidhje. Populli maqedonas bombardohet çdo ditë me gënjeshtra, me informata të shtrembëruara, me filma dokumentar ku shohim se një histori greke rishkruhet dhe modifikohet. Për mua është shumë e qartë se ka një ndasi mes asaj që quhet historia antike e Maqedonisë dhe historia sllave. Unë akoma e mbroj tezën se atë që mund ta durojmë ne, dhe të mos gabojmë, është ai identitet sllav, me themeluesit të planit shpirtëror, me Shën Kirili dhe Metodij, Shën Klimentin, Shën Naumin. Kjo është historia në të cilën mund seriozisht të shkelim”, tha Lupço Georgevski, Ish kryeministër.
Për Georgievskin katër vitet e ardhshme do të jenë të humbura për Maqedoninë në aspektin euro-atlantik, pasi qeveria nuk jep asnjë shenjë se do ta zgjidh çështjen e emrit. Madje Gerogievski vlerëson se qeveria aktuale do të fitojë edhe një mandat falë politikës së fuqishme për ruajtjen emrit. Ish kryeministri gjithashtu vlerëson se as këtë radhë Maqedonia nuk do të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në dhe as ftesën për anëtarësim në NATO pasi porosia e ndërkombëtarëve është shumë e qartë se pa zgjidhjen e emrit nuk ka lëvizje të proceseve. Ndërkohë sa i përket verdiktit të Gjykatës në Hagë mbi procesin e bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë, Georgievski vlerëson se kjo mund të ketë ndikim ndoshta 2-3 muaj, vetëm që të tregojmë se jemi fitues moral, por sa i përket arritjes së kompromisit, nuk do të ketë kurrfarë ndikimi madje do ta zvarrit procesin edhe në 2-3 vitet e ardhshme.