Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Pacolli fton biznismenėt amerikanė qė tė investojnė nė Kosovė

Pacolli fton biznismenėt amerikanė qė tė investojnė nė Kosovė

  Publikuar: 29 Nentor 2011, e Marte 20:28:39. E lexuar 163 herė
Pacolli fton biznismenėt amerikanė qė tė investojnė nė Kosovė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Zėvendėskryeministri i parė i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli u ka bėrė thirrje investitorėve amerikanė qė tė investojnė nė Kosovė, pasi Kosova ofron kapacitete tė shumanshme pėr investime.

Në konferencën e investitorëve për Kosovën, të mbajtur në Hjuston të SHBA-ve, në të cilën merrnin pjesë më shumë se 30 kompani të fuqishme, zëvendëskryeministri Pacolli ka ofruar një pasqyrë të mundësive reale për investime në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Pacolli e ka përshkruar Kosovën si vendin më proamerikan në Evropë, si vendin me ligje sipas standarteve evropiane, në të cilin, investitorët janë të privilegjuar nga shteti. Amerikanët sipas zëvendëskryeministrit Pacolli, janë të mirëpritur në Kosovë, dhe duhet të fillojnë me investimet e tyre.

“Në Kosovë ka nevojë për gjithçka, ndaj në Kosovë ka hapësirë për investime kudo, me garanci shtetërore, me mbështetje të privilegjuar nga shteti. E keni shansin qe te vini ne Kosovë, të investoni dhe ne do të ju mbështesim me kapacitetet tona. Ne ju inkurajojmë që të vini dhe jeni të mirëseardhur”, ka thënë Pacolli.

Zëvendëskryeministri Pacolli po ashtu ka shpjeguar edhe mundësitë që ka Kosova si rezultat i aplikimit të masave favorizuese nga BE dhe SHBA për prodhimet kosovare.

“Unë e kam të qartë rëndësinë e hapësirës, apo të tregut për zhvillimin e biznesit. Nëpërmjet iniciativave të caktuara, përgjithësisht hapësira e rajonit falë një iniciative të Bashkimit Europian është pa pengesa të mëdha doganore, apo pengesa të tjera, me përjashtim të kufijve me Serbinë. BE aplikon masa favorizuese për prodhimet ‘Made in Kosova’,” ka theksuar zëvendëskryeministri Pacolli.

Zëvendëskryeministri Pacolli, ka thënë, se investitorët amerikanë, duhet të jenë të parët që hyjnë në industritë tona minerare dhe energjetike. Sipas tij, interes në këtë fushë kanë shprehur edhe investitorë të tjerë, por e rëndësishme për shtetin e Kosovës, është që në këtë drejtim, amerikanët të jenë në radhë të parë.

Agjenda e zëvendëskryeministrit Pacolli në SHBA, vazhdon me disa takime të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit, dhe disa takime në Kongresin amerikan.

Zëvendëskryeministri Pacolli po ashtu do të marrë edhe titullin “Lider i Demokracisë” nga Asambleja e shtetit të Nju Jork-ut, njofton zyra e zëvendëskryeministrit Pacolli.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com