Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Kriza, Eurozona nė rrezik

Kriza, Eurozona nė rrezik

  Publikuar: 26 Nentor 2011, E Shtune 15:55:26. E lexuar 113 herė
Kriza, Eurozona nė rrezik

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Kryeministrja e Trinidadit dhe Tobagos, Kamela Persad Bisesar, tha se zyrtarėt e sundimit tė ligjit kanė penguar njė komplot me qėllim vrasjen e saj dhe tė zyrtarėve tė tjerė qeveritarė.

Policia e ishullit jugor të Karaibeve njoftoi se diku dhjetë njerëz janë arrestuar lidhur me komplotin e dyshuar.

Në mesin e të arrestuarve thuhet se janë pesë anëtarë të ushtrisë dhe policisë së vendit.
Kriza financiare e Eurozonës po thellohet me ritme të shpejta aq sa tani po vihet seriozisht në dyshim e ardhmja e euros dhe madje edhe vetë Bashkimit Europian.

Të gjithë besonin se pas zhvillimeve të forta politike në shumë vende të Eurozonës, tregjet do të perceptonin një mesazh pozitiv. Por në fakt edhe pas ndryshimit të qeverive në Itali dhe Spanjë, paniku jo vetëm që nuk është ndalur, por përkundrazi po thellohet.

Interesat e borxhit italian mbeten në nivele rekord, ndërsa ato spanjolle po vazhdojnë të rriten edhe pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re. Por zhvillimi më negativ është se për herë
të parë tregjet po shfaqin mosbesim edhe tek ekonomia gjermane, deri tani e konsideruar si parajsa e investitorëve. Në ankandin e fundit, interesat e borxhit gjerman u rritën në nivelin rekord që prej një muaji, pasi tregjet po perceptojnë se aftësia paguese e qeverisë gjermane po përkeqësohet.
Kjo edhe për shkakun se Gjermania është ajo që duhet të mbajë në shpinë barrën e shpëtimit të ekonomive të infektuara të Europës. Me këto zhvillime të fundit, parashikimet për ekonominë europiane po përkeqësohen me shpejtësi. "The Economist" shkruan se me shumë gjasa eurozona do të rrëshqasë vitin e ardhshëm në recesion, dhe jo të butë sic ishte vlerësuar deri tani, por të rëndë, kur prodhimi pritet të ulet me 2 përqind. Por edhe ky skenar mbart pasiguri të mëdha, që lidhen me atë se cfarë do të ndodhë në vendet e prekura nga kriza.

Vitin e ardhshëm, qeveria italiane është e detyruar të rinovojë 300 miliardë euro borxhe. Nëse tregjet nuk qetësohen, me këtë shumë Italia rrezikon seriozisht falimentin. Nëse vërtetohet ky skenar, askush nuk guxon të thotë se cfarë do të ndodhë më pas.

Qeveria italiane, ajo spanjolle apo greke, pavarësisht angazhimeve që kanë marrë për të disiplinuar financat publike në këtë pikë janë të pafuqishme të ndalojnë katastrofën. Sipas "The Economist" tani të gjitha shpresat janë tek Banka Qëndrore Europiane dhe Gjermania. E para duhet të ndërhyjë për të furnizuar bankat me likuiditet dhe për të blerë borxhet e qeverive në krizë, ndërsa qeveria gjermane, pavarësisht kostove politike duhet të rrisë transfertat financiare për vendet e prekura. Nëse kjo nuk do të ndodhë, Europa shumë shpejt mund t`i thotë lamtumirë euros.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com