Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Stavreski ende shpreson nė rritje prej 4.5 pėr qind

Stavreski ende shpreson nė rritje prej 4.5 pėr qind

  Publikuar: 21 Nentor 2011, E Hene 17:31:37. E lexuar 129 herė
Stavreski ende shpreson nė rritje prej 4.5 pėr qind

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Edhe pse institucionet ekonomike ndėrkombėtare pėr vitin 2012 parashohin rritje nė Maqedoni pėr vetėm 2.5 pėr qind, zėvendės kryeministri dhe ministri i financave Zoran Stavrevski, ende shpreson se rritja do tė shkojė nė 4.5 pėr qind. Ai ka thėnė se nė vitin 2011 u realizua rritje ekonomike mė e madhe nga e projektuara, prandaj mund edhe vitin e ardhshėm tė realizohet rritje prej 4.5 pėr qind.

"Kuptohet, se në ditën e sotme të gjithë bartësit e politikës ekonomike duhet të potencojnë se ekzistojnë rreziqe për rritjen ekonomike. Kjo është ekonomia evropiane dhe varet nga ajo nëse në vendet e zhvilluara do të gjenden zgjidhje të duhura për krizën debitore. Pritjet tona janë se ekonomia e Maqedonisë me mbështetjen që e ka nga buxheti, përmes investimeve të kapitalit dhe me mbështetje të drejtpërdrejtë prej 150 milionë euro nga Banka evropiane investuese për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mund ta dorëzojë rritjen e parashikuar ekonomike", deklaroi Stavreski.

Në pyetjen nëse pritet ribalanc i Buxhetit për vitin 2012, zëvendëskryeministri tha se edhe në vitin e kaluar parashikimet kanë qenë të tilla dhe nëse ka nevojë për ribalanc, do të realizohet. "Kjo është punë më se normale, por në buxhetin ende të pa miratuar për vitin e ardhshëm që të planifikohet ribalanc, natyrisht se nuk do të ishte e përshtatshme. Ne si bartës përgjegjës të politikës ekonomike duhet që në të gjitha situatat të përshtatemi, sepse në kohën e sotme, politika ekonomike nuk mund të ndjek modele klasike, por duhet të jetë fleksibile dhe e adaptuar dhe në çdo kohë, varësisht nga rrethanat, që të përshtatet. Ne jemi të gatshëm këtë ta bëjmë, si dhe paraprakisht që e kemi bërë në situata të veçanta", deklaroi Stavreski.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com