Me qėllim tė promovimit dhe tė avancimit tė ndėrmarrėsisė si dhe pėrforcimit tė dialogut publik dhe atij privat, edh nė Ferizaj, ėshtė mbajtur aktivitete nė kuadėr tė Ditėve tė Bizneseve tė Vogla. Organizimi i kėtij manifestimi do ta ngre shkallėn e vetėdijes sė publikut lidhur me atė se ēfarė mbėshtetje janė duke ofruar autoritetet pėrkatėse, sektori privat si dhe komuniteti i donatorėve nė shenjė tė pėrkrahjes sė tyre ndaj ndėrmarrjeve tė vogla e tė mesme (NVM-ve).
Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, është shprehur se i tërë i tij fokusohet në krijimin e parakushteve për joshjen e investimeve vendase si dhe të atyre të huaja, përmes hartimit të politikave stimuluese, konkretisht përmes krijimit të lehtësirave apo përkrahjes administrative në të gjitha aspektet, hartimit të projekteve promovuese për lansimin e potencialit zhvillimor si dhe krijimin e mundësisë në qasje të lehtë në lokacione, si pronë publike.
“Padyshim se në krijimin e këtyre mundësive stimuluese rol vendimtar ka luajtur infrastruktura ligjore , konkretisht ligji mbi dhënien në shfrytëzim të pronës komunale si dhe ligji për krijimin e zonave ekonomike. Komunat kanë të drejtën e ndërhyrjes në politikat fiskale të cilat jenë pjesë integrative e kompetencave të tyre në favor të bizneseve, por gjithashtu ato do të duhen të jenë zë i bizneseve karshi nivelit qeverisës qendror për të bartur kërkesat lidhur me ndryshimin favorizues të politikave fiskale shtetërore”, ka thënë Xhemaili.
Ai ka thënë se komuna e Ferizajt pothuajse në çdo vit që nga viti 2008 ka ndërhyrë në politikat tatimore e taksative dhe gjithnjë në favor të bizneseve duke ulur taksat për 10%, duke zbritur gjithashtu për 10% normat tatimore të tatimin në pronë , si dhe së fundi ndërhyrjet në uljen për 5% të bazës tatimore për kategorinë tatimore “pronat industriale”.
“Komuna e Ferizajt pas marrjes së vendimit nga kuvendi i Komunës për inicimin e krijimit të zonave ekonomike për 150 hektar, është në proces të krijimit të zonave ekonomike në disa nga parcelat e përcaktuara si zona potenciale ekonomike, por më duhet të theksoj se zhvillimi i procedurave nga ana e institucioneve qendrore përgjegjëse për finalizim të procesit për krijim të zonës ekonomike është i ngadalshëm dhe mjaft kompleks dhe me të drejtë ne kërkojmë që këto procedura të përshpejtohen dhe lehtësohen”, tha Xhemaili.
Numri një i komunës së Ferizaj, njëherësh kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Bajrush Xhemaili ka thënë se meqenëse komunat tona kanë në disponueshmëri një potencial të madh zhvillimor, resurse të mëdha natyrore e humane, është e pamundur vënia e kësaj pasurie në funksion të zhvillimit duke u mbështetur në fuqinë buxhetore që kanë ato.
“Ngritja e marrëdhënieve zhvillimore publiko private do të vlerësohej si promotor i zhvillimit ekonomik të komunave tona. Kjo tashmë është e mundur përmes ligjit mbi partneritetin publiko privat dhe koncesionet, i cili ligj mundëson joshjen sektorin privat që në partneritet me institucionet publike të realizojnë ngritjen e objekteve infrastrukturore në të gjitha lëmit, duke krijuar kështu mundësin e uljes së nivelit të papunësisë, ngritjes së nivelit të të ardhurve dhe në të njëjtën kohë zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik”, ka potencuar Xhemaili.
Ai ndër të tjera ka thënë se është imediate zhvillimi i ndërmarrjeve te vogla neper komuna po ashtu zgjerimi i shërbimeve të tyre.” Njashtu mendoj qe ekziston nevoja e përkrahjes se sektorit privat me ane te shërbimeve këshillëdhënëse përfshirë edhe përkrahjen teknike në fushat e përmirësimit operativ, burimeve njerëzore, menaxhimit financiar, implementimit të teknologjisë, certifikimit të cilësisë, zgjerimit të kanaleve distributive, gjetjes së partnerëve lokalë dhe realizimit të hulumtimeve në treg, dhe të gjitha këto janë të mundura të realizohen”, ka përfunduar kryetari Xhemaili.