Shkencėtarėt, tė cilėt nė muajin shtator thanė se grimcat sub-atomike tė quajtura neutrinos mund tė lėvizin mė shpejtė se sa drita, kanė zhvilluar njė version tė avancuar tė eksperimentit tė tyre duke ardhur sėrish te rezultati i njejtė.
Eksperimenti i ri duket se jep më shumë dëshmi që teoria e Albert Ajnshtajnit mund të ketë qenë e gabuar.
Dëshmitë e reja duket se konfirmojnë që neutrinot mund të lëvizin për disa pjesë të një sekondi më shpejt se sa drita.
Eksperimenti në fjalë u zhvillua në laboratorin Gran Sasso në Itali me përdorimin e një neutrinoje nga CERN-i i Zvicrës, nga një largësi prej diku 720 kilometrash.