Adhuruesit e djathit duket se mė nė fund do tė kėnaqin shijet e tyre. Firma britanike Long Clawson Dairy krijoi njė lloj djathi nga ari, shkruan Newslite.
Një copë djathi Clawson Stilton Gold me peshë 100 gram kushton rreth 100 euro, ndërsa kilogrami përafërsisht 1000 euro.
Edhe pse djathi i artë është shumë i shtrenjtë, Clawson e lansoi produktin e ri në kohën e duhur – pak para festave të fundvitit. Djathi i artë është i përzier me fletëzat e arit dhe likerin nga ari të cilët nuk janë të dëmshme nëse konsumohen.
Zyrtarët e firmës Clawson thonë se tashmë kanë marrë porositë e para nga pop yjet dhe nga një sheik.