Prodhuesi i njohur i automobilave “Volkswagen” para prezantimit premierė nė sallonin e automobilave nė Los-Anxhelos e prezantoi versionin e freskuar tė modelit Passat CC. Elementet kryesore qė pėrjetuan “facelift” janė ato tė pjesės sė parme dhe asaj tė pasme si dhe ėshtė zgjeruar lista e pajisjeve shtesė.
Detekton lodhjen e ngasësit
Pajisjet e pasura do të jenë sidomos në hapësirën e sigurisë dhe të ashtuquajturit “infotainemant-ët”. T’i përmendim disa risi që do të përfshihen siç është për shembull detektimi i lodhjes së ngasësit, sistemi i dallimit dhe njohjes së shenjave të komunikacionit, kapakun e bagazhit i cili është i mundshëm që të hapet nëpërmjet censorëve dhe të ngjashme.
Motorika po ashtu është përmirësuar dhe pasuruar me risi të shumta, me çka është bërë edhe më e fuqishme (të gjithë motorët janë të pajisur me injektimin e drejtpërdrejtë) dhe varësisht nga tregu i freskuari CC do të jetë në dispozicion me motorët me benzinë me fuqi 118 kW/160 KF, 155 kW/210 KF dhe 220 kW/300 KF, nga të cilët i pari do të jetë në dispozicion me ndërruesin e shpejtësive atë DSG si pajisje opsionale.
Motori më i fuqishëm është në mënyrë standarde i pajisur me DSG, por edhe me tërheqjen në të katër rrotat. Më tutje, të gjithë motorët me benzinë do të kenë sistemin e frenimit regjenerativ.
4.7 litra në 100 kilometra
Ata me naftë do t’i përbëjnë motorët TDI me fuqi prej 103 kW/140 KF dhe 125 kW/170 KF. Të gjitha versionet e këtyre motorëve do të jenë të pajisur me sistemin “stop-start” dhe me frenimin regjenerativ.
Shembulli i ekonomitetit është versioni më i dobët i cili në kombinim me ndërruesin manual me gjashtë shpejtësi do të mundësojë harxhimin mesatar prej 4.7 litra në 100 kilometra. I freskuari Passat CC do të dalë në shitje në janar të vitit 2012 në Gjermani, ndërsa pastaj edhe në tregjet e tjera evropiane.