Rrjeti social islamik nė intėrnet do tė startojė nga Stambolli me ambicie pėr tė tėrhequr 100 milion pėrdorues nė tre vitet e para tė funksionimit tė saj, bėri tė ditur gazeta turke “Hurriyet Daily Neės”.
“Facebook-u” islamik do të quhet “SalamWorld që në përkthim do të thotë “Përshëndetje Botë”. Faqja është e finansuar nga biznesmenë muslimanë, ndërsa anëtarët e rrjetit social tani më presin mbi 100.000 njerëz.
Selia e “SalamWorld” është në Stamboll, por do të ketë degët e saja edhe në shum vende tjera të botës- Kairo, Londër, Moskë Dubai dhe Nju Jork. Faqja do të jetë e përkthyer në 15 gjuhë, ndërsa motoja e faqes do të jetë “Pa politikë, pa kufizime dhe pa kufij”.
Qëllimi i kësaj faqe interneti është që ta tërheqë rininë muslimane, intelektualë dhe ata që nuk janë muslimanë dhe duan të mësojnë dicka më shumë rreth islamit.