Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Manastir, 103 vjetori i Alfabetit

Manastir, 103 vjetori i Alfabetit

  Publikuar: 14 Nentor 2011, E Hene 16:53:06. E lexuar 224 herė
Manastir, 103 vjetori i Alfabetit

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Nė Manastir sot shėnohet 103 vjetori i Kongresit tė Alfabetit, por sivjet me rastin e kėsaj feste nuk ėshtė organizuar ndonjė manifestim zyrtar.

“Marshi drejt Manastirit” ka qenë një nga ngjarjet spektakolare e këtij përvjetori, ku një grup studentësh dhe të rinjsh shqiptar nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe trevat tjera marshuan nga Shkupi, Tetova, Prishtina, Tirana dhe qytetet tjera në marshin e organizuar drejt Manastirit. 

Me rastin e kësaj feste ata ishin pjesëmarrës mbrëmë në koncertin e organizuar nga shoqëria “Estrada”, duke qenë pranë shqiptarëve të Manastirit. 

Një grup studentësh shqiptar nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe trevat tjera sot të organizuar do të marshojnë drejt Manastirit, për të shënuar dhe festuar përvjetorin e Kongresit të Alfabetit, të 14 nëntorit të 1908. 

“Së paku këtë ditë ti nderojmë dhe ti gëzojmë ata shqiptar që çdo ditë jetojnë në Manastir me shpresën se një ditë ky popull do të zgjohet dhe do ti përmirësoj gabimet që ka bërë dhe po bën për çdo ditë, para shqiptarëve të Manastirit të gjithë duhet të ndjehemi të turpëruar, se është faj i joni dhe politikanëve shqiptar, që i kemi lënë në mëshirën e politikës shfarosëse”, theksojnë grupi i organizatorëve të marshit.

Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare. Më 14 nëntor 1908 në Manastir u arrit unifikimi i alfabetit të parë të gjuhës shqipe me shkronja latine, një projekt gjithëkombëtar që kishte tubuar në Manastir, të gjitha personalitetet e mirënjohura të letërsisë dhe kulturës shqiptare.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com