Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka bėrė tė ditur, se pėr shkak tė qasjes sė kufizuar nė tregjet financiare botėrore, Kosova i ėshtė shmangur ērregullimeve nė krizėn, e cila ka tronditur eurozonėn.
Në kumtesën, e cila është publikuar më 11 nëntor në ueb-sajtin e FMN-së thuhet se Kosova në masë të madhe ka mbetur e paprekur nga turbulenca financiare në zonën e euros, për shkak të integrimit të limituar në tregjet financiare globale. Kriza në eurozonë mund të reflektojë negativisht në dërgimin e remitancave në dërgimin e parave dhe në investime të huaja, thuhet në kumtesën e FMN-së.