Ligjvėnėsit italianė fillojnė sot votimet pėr nė njė seri masash shtrėnguese tė dizajnuara pėr tė shmangur falimentimin, ndėrsa kriza e pėrkeqėsimit tė borxheve evropiane po kėrcėnon njė rajon tė gjerė.
Senatorët italianë pritet të takohen për të diskutuar një paketë të reformave që përfshin shitjet e pasurive shtetërore.
Nëse miratohen, reformat do të mund të shkojnë në dhomën e ulët të parlamentit për miratim përfundimtar të shtunën ose të dielën.
Ish komisioneri i BE-së, Mario Monti, i cili konsiderohet si një zëvendësim i mundshëm për kryeministrin Silvio Berluskoni, pritet të marrë pjesë në seancën e sotme të Senatit në Romë.
Ndërkohë, edhe Greqia pritet të betohet sot në një qeveri të re të unitetit për të çuar përpara reformat e vështira të kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Të enjten, Greqia e ka emëruar zyrtarisht, zëvendës presidentin e Bankës Qendrore Evropiane, Papademos Lukas, si kryeministër të përkohshëm, duke zëvendësuar George Papandreun.