Nė tregun e Kosovės shumė shpejt mund tė mos ketė perime apo djathė me origjinė nga Maqedonia. Bllokimi i importit tė kėtyre prodhimeve mund tė vijė si kundėrpėrgjigje e Qeverisė sė Kosovės ndaj vendimit tė Qeverisė sė Maqedonisė pėr bllokimin e importit tė miellit nga tė gjitha shtetet, duke pėrfshirė edhe Kosovėn.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila, tha të mërkurën se i është drejtuar me një letër Qeverisë së Maqedonisë përmes Ambasadës që ka ky shtet në Kosovë. E njëjta letër do të dërgohet edhe në CEFTA. Në letër, ajo ka shpjeguar se është sqaruar i gjithë rasti dhe kërkohet një zgjidhje e shpejt nga Qeveria e Maqedonisë, përkatësisht hapja e kufirit për eksportin e miellit “Made in Kosova”, në këtë shtet.
“Në rast se Qeveria e Maqedonisë nuk merr masa të shpejta në zhbllokimin e importit të miellit, ne duhet të marrim masa për mbrojtjen e ndonjë prodhimi në të cilin kemi përparësi, përkatësisht bllokimin e importit të ndonjë prodhimi maqedonas”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo theksoi se për pengimin e eksportit të miellit në Maqedoni kanë qenë të informuar më parë, mirëpo konfirmimin zyrtar nga kompania “M&Sillos” e kanë marrë së fundi. Ndalimi i importit të miellit është bërë me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, përkatësisht kryeministrit Nikolla Gruevski. Disa maune me miell të fabrikës së miellit “M&Sillos” janë kthyer mbrapsht në katër muajt e fundit.
Drejtori i kësaj kompanie, Sead Shehu, në letrën dërguar MTI-së ka thënë se “M&Sillos” si pasojë e ndalimit të importit të miellit deri më tani ka humbur rreth 700.000 euro.
Importi më i madh i Kosovës vjen nga Maqedonia, e cila ka vendosur të mos e pranojë miellin e prodhuar në Kosovë. Vetëm në muajin shtator vlera e mallrave të importuara nga ky shtet ishte 37 milionë e 744 mijë euro. Ndërsa vlera e mallrave të Kosovës që janë eksportuar në Maqedoni ka qenë 2 milionë e 311 mijë euro.