Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Tirane: Hapet panairi i 14-tė i librit

Tirane: Hapet panairi i 14-tė i librit

  Publikuar: 10 Nentor 2011, E Ejte 16:47:31. E lexuar 200 herė
Tirane: Hapet panairi i 14-tė i librit

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Ka hapur dyert nė Pallatin e Kongreseve eventi mė i rėndėsishėm i letrave nė kryeqytet, Panairi i Librit, qė kėtė vit shėnon edicionin e tij tė 14-tė.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm mes të tjerësh, organizatorë të Panairit dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore në suport të tij.

“Që të gjithë lexuesit, dashamirësit e librit do bëjnë mirë të vijnë cdo vit në Panarin e Librit të Tiranës, aty do gjejnë atë pasuri që na bën mirë të gjithëve, librin”, tha në deklaratën e tij, kryetari i shoqatës se botuesve, Petrit Ymeraj.

“Letërsia dhe libri janë miqtë më të mirë të qytetarëve. Shenja më e mirë për këtë është se kemi një kthim të trendit, kur ndër vite shkrimtarët i janë futur politikës, këtë vit ky panair shënon një trend revers, politikanët që i janë kthyer librit”, tha në fjalën e tij, Kreytari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Ndër politikanët që sjellin librat e tyre në këtë panair është edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, i cili prezantoi kolanën me pesë librat e tij mbi zhvillimet e Kosovës në triedhjetë vitet e fundit.

“Unë kam dashur që më argumente, me foto, me dëshmi, të dëshmoj për një periudhë mjaft të vëshirë të popullit tonë”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Në këtë panair marrin pjesë mbi 90 ekspozues, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia e Gjermania.

Mes tyre, pas polemikave e debateve të ditëve të fundit, edhe Shtëpia Botuese Dudaj.

Pjesë e aktiviteteve që do të zhvillohen janë 40 promovime autorësh dhe librash të rinj, zhvillime diskutimesh mbi tema profesionale dhe ndarja e përvitshme e cmimeve.

Panairi do të zgjasë deri më 13 nëntor.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com