Gjuha e romanit ‘Lumi i vdekur i Jakov Xoxės’ nga autorja Bukurije Mustafa ėshtė libri i parė i botuar nga Insituti i Trashėgimisė Kulturore e Shpirtėrore tė shqiptarėve nė Maqedoni.
Ndërkohë Avzi Mustafa në cilësinë e referuesit, librin në fjalë e vlerësoi si vepër të rëndësishme shkencore dhe nder për Institutin në fjalë.
“Kolegia Bukurie Mustafa diti të marrë një problem, ta studiojë dhe të hyjë në hollësi dhe jo ta përshkruaj ose të jap disa të dhëna të cilat shkencat albanologjike edhe tek e fundit i dinë ato. Kështu që nuk është një përshkrim dialektologjik, nuk është një përshkrim leksikologjik por është d.m.th një problem i një autori që ka hyrë në thellësi si diakroni ashtu edhe sinkroni për të na sjell ato specifika që i ka ky shkrimtari i madh i letërsisë shqipe”, tha Avzi Mustafa, profesor.
“Pa marr parasysh se Jakov Xoxa bën pjesë në grupin e autorëve që shkruan në gjuhën popullore, tash mos të më keqkuptojë dikush, është fjala për atë se nuk e ka at gjuhën e rrëfimit, e ka gjuhën e personazheve, e ka gjuhën, mendojë hyn në sferën socio-linguistike duke përfshirë këtu gjuhën e grave e të tjerë, unë nuk kisha dashtë të ndalem në këtë, mirëpo si duket kam besimin se nuk kam gabuar në përzgjedhjen që kam bërë, kur është fjala për Jakov Xoxën”u shpreh Bukurije Mustafa, autore.
Përveç librit Gjuha e romanit “Lumi i vdekur i Jakov Xoxës”, në Institutin e Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni u promovuan edhe numra të rinj të studimeve albanologjike, numrat 3 dhe 4.