Rruga e keqe, oferta e dobėt pėr turistėt dhe numri i vogėl i kapaciteteve pėr akomodim. Kėto janė problemet me tė cilat pėrballen hotelierėt dhe punonjėsit turistik nė Kodrėn e Diellit.
Drejtori i kësaj qendre, Pero Dimitrieski thotë se deri në vitin 2008 - asgjë nuk është investuar atje. Para kamerës sonë konfirmoi se rruga deri në Kodrën e Diellit duhet të rikonstruktohet tërësisht, nëse dëshirojmë që turistët më lehtë të arrin deri atje. Por, që të vijnë turistët nga jashtë, do të duhet të sigurohen edhe më shumë kapacitete për strehim. Kompania shtetërore ELEM, tashmë bëri strategjinë me të cilën do të paraqiten dhe në këtë mënyrë do të tërheqin turistë dhe kështu edhe do të fitojnë.
"Dy objektet, hotelet Kodra e Diellit dhe “Sllavia” kanë rreth 300 shtretër dhe nuk mund t’i plotësojnë kushtet e kërkuara për të gjithë në janar dhe shkurt për të qëndruar këtu. Ne kemi kapacitet për 3 mijë skiatorë në orë, që është e mjaftueshme për të dy teleferikë dhe ski-ashensor. Sipas planit deri në vitin 2015 planifikojmë që të ketë 30 mijë skiatorë. Terreni për parkim duhet të rregullohet, sepse ne në dimër dhe gjatë fundjavave kemi rreth 3 mijë skiatorë", deklaroi Pero Dimitrieski, Drejtor i Kodrës së Diellit.
Deri në vitin 2015 kompania ELEM planifikon që të investojë mbi 60 milionë euro për revitalizimin e hoteleve “Sllavia” dhe “Kodra e Diellit”, si dhe përtëritjen e ski- ashensorëve të vjetër, por edhe montimin e të rinjve, që i bartin turistët deri në pistat për rrëshqitjen me ski. Se turizmi është lënë disi pas-dore, pranojnë edhe nga Ministria e Ekonomisë. Udhëheqësi i Sektorit të Turizmit thotë se po punojnë për zhvillimin e turizmit, por se rezultatet arrihen ngadalë.
"Ne nuk jemi në zhvillimin revolucionar, por në atë evolutiv. Turizmin duhet ta kuptojmë si një degë të rëndësishme ekonomike, jo vetëm për mbushjen e buxhetit, por edhe rritje në sektorin privat. Fatkeqësisht, nisëm mirë, por në vitin 2008 - 2009 ndodhi kriza botërore, dhe ne mbetëm as në nivelin zero pozitiv, e as në atë plus. Këtë vit është shënuar rritja e turistëve të huaj dhe e gjithë sektorit të turizmit", tha Zoran Nikollovski, shef i Sektorit të Turizmit.
Së shpejti duhet të miratohet edhe ligj i ri mbi Turizmin, kurse me këtë hap edhe riorganizimi i plotë i agjencisë ekzistuese për promovimin dhe mbështetjen e turizmit dhe ngritja e saj në Byro kombëtare. Ndonëse në kushtet botërore, sektori i turizmit është dega e dytë që e mbush buxhetin e shtetit, tek ne ende janë të vogla përfitimet. Vetëm 1.8 për qind e prodhimit bruto vendor bie në pjesën e turizmit dhe vetëm 3.33 për qind e popullsisë së përgjithshme e angazhuar me punë, punon në fushën e turizmit, që në krahasim me vendet e tjera, këto shifra janë minimale.